October 15, 2026
1 min read

Tensione të forta në Tiranë: Ndërpritet ndriçimi në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarrë ndaj policisë

Protesta e të rinjve në Tiranë është tensionuar ndjeshëm gjatë orëve të mbrëmjes, duke sjellë përplasje mes demonstruesve dhe forcave të policisë në zonën nga Ura mbi Lanë deri pranë Ministrisë së Brendshme.

Gjatë zhvillimeve të mbrëmjes, ndriçimi në bulevard është ndërprerë, ndërsa protestuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të efektivëve të policisë. Në disa raste, demonstruesit kanë shkëputur pllaka guri nga trotuaret dhe i kanë përdorur ato gjatë përplasjeve.

Situata është rënduar më tej pas një zjarri që përfshiu një kioskë të mbyllur pranë Lulishtes së Vëllezërve Frashëri. Flakët janë përhapur edhe te pemët përreth, ndërsa tymi ka mbuluar një pjesë të bulevardit.

Përplasjet kanë vijuar me hedhjen e fishekzjarrëve, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të përballuar situatën. Ndërkohë, protestuesit janë shpërndarë në disa zona të kryeqytetit, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.

Latest from Blog

Go toTop