Reality-show i njohur “Big Brother VIP Kosova” pritet të rikthehet së shpejti në ekranet televizive, duke sjellë një sezon të ri për publikun shqiptar.
Ndonëse data zyrtare e nisjes ende nuk është bërë e ditur, pritjet për edicionin e ri kanë filluar të rriten.
Gazetari Agon Rexhepi, gjatë paraqitjes në emisionin “Ora Shtatë”, ka bërë të ditur se sezoni i ardhshëm pritet të sjellë shumë zhvillime dhe surpriza për shikuesit.
Ndërkohë, fansat e formatit mbeten në pritje të njoftimit zyrtar për datën e premierës dhe detajeve të tjera rreth edicionit të ri.