October 19, 2026
1 min read

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për dëmtim të pasurisë

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Sipas njoftimit zyrtar, sektori i hetimeve në kryeqytet, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar, me qëllim të sigurimit të informacioneve që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij.

Policia ka ftuar të gjithë ata që posedojnë informacione relevante për personin në fjalë që t’i ndajnë ato me organet kompetente.

Informacionet mund të përcillen në numrin e telefonit 192 ose përmes adresës elektronike **info@kosovopolice.com**.

Latest from Blog

Go toTop