October 20, 2026
1 min read

Tensione pranë Ministrisë së Arsimit, policia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Situata pranë Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku policia ka ndërhyrë ndaj protestuesve duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Në protestë janë mbledhur studentë, pedagogë dhe të rinj, të cilët kanë dalë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Gjatë tubimit, situata është përshkallëzuar, ndërsa efektivët e policisë kanë përdorur mjete për shpërndarjen e protestuesve, përfshirë autobotët me ujë dhe gazin lotsjellës.

Deri më tani, nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me zhvillimet e protestës dhe pasojat e ndërhyrjes policore.

Latest from Blog

Go toTop