October 25, 2026
1 min read

Kurti thirrje shqiptarëve në Luginë pak orë para përfundimit të votimit: Dilni e votoni

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që të dalin të votojnë, duke kërkuar mbështetje për “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17.

Përmes një postimi në facebook, Kurti u është drejtuar qytetarëve që ende nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, duke i ftuar të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të mobilizojnë edhe familjarët e miqtë e tyre.

“Të dashur qytetarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Ju që ende nuk keni votuar, ju ftoj ta ushtroni të drejtën tuaj. Shfrytëzojeni kohën e mbetur. Secila votë ka peshë për përfaqësimin dhe për të ardhmen tuaj.

Përbashkimi në “Koalicionin Shqiptar” kërkon sot pjesëmarrjen tuaj. Qëndresa ndaj diskriminimit dhe përkushtimi për barazi marrin forcë nga vullneti që shprehni në kutitë e votimit. Dilni e votoni. Ftojini edhe familjarët e miqtë tuaj që ta ushtrojnë këtë të drejtë.

Mbështeteni “Koalicionin Shqiptar”, numrin 17. Për një zë të fuqishëm dhe për mundësinë që secili e secila ta ndërtojë jetën në vendlindje”, ka thënë Kurti.

Latest from Blog

Go toTop