Avokati Arianit Koci ka propozuar që në gjithë Kosovën të shpallet një ditë zie në nderim të Arlinda Zekajt dhe grave të tjera që janë vrarë gjatë këtij viti.
Përmes një postimi, Koci ka thënë se Arlinda Zekaj e meriton një ditë zie, duke theksuar se një gjë e tillë është borxh i shoqërisë.
Ai ka bërë të ditur se përmes kësaj dite do të përkujtoheshin edhe tetë gratë e tjera që janë vrarë këtë vit.
“Arlinda Zekaj e meriton një ditë zie. E ne, si shoqëri, ia kemi borxh”, ka shkruar Koci.