Gazetari Vullnet Krasniqi sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova tha se një detaj që punon kundër nesh, sipas tij është vija e gjatë kufitare me Serbinë.
Krasniqi gjithashtu u shpreh se për këtë gjë bëhet shumë pak debat në Kosovë.
“Unë mendoj që një konflikt do të kishte mundur t’i bashkojë partitë politike dhe me konsitituu Kuvendin. Mendoj që pastaj i kishin lënë inatet, që jemi prek me fjalë me njëri-tjetrin, ndoshta një provokim i situatës do të mund t’ua mbledhte mendët klasës politike”.
“Një detaj që punon kundër nesh është vija jashtëzakonisht e gjatë kufitare me Serbinë dhe për atë vi, çuditërisht debati që bëhet më së paku në Kosovë, si në anën ligjore, si në anën e sigurisë dhe kah ushtria, është për atë vi”, u shpreh tutje ai.