October 26, 2026
1 min read

Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në Kuvend, duke e nisur fjalën me një reagim për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë.

Musliu ka thënë se kishte shpresuar që fjalën e tij të parë në Kuvend ta niste me ndonjë lajm të mirë për Kosovën, e jo me një tragjedi të tillë.

Gjatë fjalimit, ai ka kritikuar mentalitetin që gratë vazhdojnë të trajtohen si pronë nga bashkëshortët, në vend që të shihen si partnere dhe shoqe jete.

“Ajo nuk është pronë, është dashuria, bashkëshortja, nëna e fëmijëve tanë. Disa burra, bashkëshorten ende e shohin si pronë, jo si shoqe të jetës”, ka deklaruar Musliu në Parlament.

Ai ka thënë se nëse gratë nuk ndihen të lira në familje, në rrugë dhe në vendin e punës, atëherë shoqëria nuk e ka kuptuar përgjegjësinë që ka në raport me to.

“Me ndryshu mentalitetin, duhet ta dimë se ky mentalitet fillon me ndryshu në familje, në shkolla, në kisha, xhamia, në punë, kudo”, ka thënë ai.

Musliu ka përmendur edhe një mësim nga jeta e profetit Muhamed, duke kujtuar rëndësinë e bashkëshortes si shoqja më e afërt e jetës dhe mbështetja e njeriut.

“Pejgamberi herën e parë kur ka qajtë, dhe e ka quajtur viti i dëshpërimit ka qenë viti kur i ka vdekur bashkëshortja, ai ka thënë: ka qenë shoku më i ngushtë i jetës”, theksoi deputeti i VV-së.

Latest from Blog

Nesër varroset Arlinda Zekaj

Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, ka tronditur opinionin publik në Kosovë. Familja ka njoftuar për ceremoninë e varrimit të saj. Arlinda
Go toTop