October 26, 2026
1 min read

Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë filluar sot stërvitjen ushtarake bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Maqedonci bëri të ditur se kjo vjen vetëm pak ditë pasi 515 të rinj dhe të reja dhanë betimin solemn dhe iu bashkuan radhëve të FSK-së.

“Vetëm pak ditë pasi 515 të rinj dhe të reja dhanë betimin solemn dhe iu bashkuan radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, edhe 209 rekrutë të tjerë kanë filluar stërvitjen ushtarake bazë, gjatë së cilës do të zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme ushtarake për t’i vënë në shërbim të mbrojtjes së vendit”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ai ka theksuar se përmes rekrutimeve të vazhdueshme, shkollimit dhe stërvitjeve ushtarake, po krijohen mundësi për gjeneratat e reja që të zhvillohen profesionalisht dhe të kontribuojnë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.

“Krahas investimeve në armatim dhe pajisje moderne, po vazhdojmë të investojmë edhe në përgatitjen e ushtarëve tanë, sepse personeli i mirëtrajnuar dhe profesional është themeli i një force të aftë dhe të gatshme për t’u përballur me sfidat e së ardhmes”, ka deklaruar Maqedonci.

Në fund, ministri u ka uruar suksese të gjithë rekrutëve në rrugëtimin e tyre ushtarak. 

Latest from Blog

Nesër varroset Arlinda Zekaj

Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, ka tronditur opinionin publik në Kosovë. Familja ka njoftuar për ceremoninë e varrimit të saj. Arlinda
Go toTop