October 27, 2026
1 min read

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për shitblerje të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve: J.A., dhe B.S., për shkak të dyshimit të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë marrë pjesë në transportimin e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me qëllim shitjen e saj në Ferizaj.

 Të pandehurit J.A., dhe B.S., më 26.10.2026, rreth orës 17:15, nga zyrtarët policorë të DHTN-Ferizaj, janë ndaluar në dalje të autostradës në fshatin “Bibaj” dhe gjatë kontrollit të automjetit “Volkswagen Jetta“ është gjetur një (1) qese e zezë najloni, brenda së cilës ndodheshin dhjetë (10) qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 1,013.7 gramësh.

 Të pandehurit e lartcekur, që nga data 26 Tetor 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48-orësh për veprat penale të lartëcekura.

Latest from Blog

Go toTop