October 6, 2025
1 min read

“Vuçiqit po i lënkunden themelet, mbështetja e tij po shkon duke u zbehur”

Gazmend Syla sot në emisionin “Kosova Today” tha se mbështetja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit po shkon duke u zbehur.

Syla u shpreh se atij po i lëkunden themelet, derisa tha se zbehja e mbështetjes do të vazhdojë me këtë ritëm edhe për një periudhë.

“Ne po i përcjellim dhe po i shohim protestat të cilat po organizohen në Serbi edhe pse tash kohëve të fundit më rrallë, por e fundit që ishte në 11 mujorin e tragjedisë së Novi Sadit, rrugët në qytetet kryesore të Serbisë ishin të mbushura me njerëz të cilët protestonin duke kërkuar edhe një luftë më të ashpër ndaj korrupsionit në Serbi, por në të njëjtën kohë edhe zgjedhje të reja, me idenë që do ta largojnë Vuçiqin nga pushteti”.

“Është absolutisht e vërtetë që mbështetja e këtij njeriu në Serbi po shkon duke u zbehur dhe do të vazhdojë me këtë ritëm edhe për një periudhë, nuk di kur mund të ketë një palë zgjedhje të reja në Serbi për ë parë saktë se cila është mbështetja faktike e njerëzve me vota për Vuçiqin dhe partinë e tij”.

“Por, që po i lëkunden themelet, absolutisht që po, që është në fazën më të vështirë të po e quaj kështu, mbretërimit të tij autoritar në Serbi, në këto 10-12 vjet, absolutisht që është dhe këtë e shfaq në secilin rast, në secilën mundësi, në secilën paraqitje, do të thotë nuk ngurron ta deklarojë një gjë të tillë”, u shpreh tutje Syla.

Latest from Blog

Go toTop