October 6, 2025
1 min read

Lladrovci nxjerr 5 faqet mediatike që Petrit Hajdari po i përdorë për propagandë

Gjatë ditës së djeshme, Demantim News ka publikuar një raport, se si kandidati nga PDK, Petrit Hajdari, po përdorë media që të bëjë propagandë pro tij dhe kundër kryekonkurrentit, Ramiz Lladrovci.

Madje, në listën e PDK-së për asamble në Drenas është edhe Mustafë Krasniqi, që është pronar i portalit Prishtina News, i cili raporton lajme pro Hajdarit.

E, Ramiz Lladrovci, ka gjetur edhe 4 faqe tjera mediatike, që po bëjnë prapë propagandë pro Hajdarit, madje, disa me ‘fake news’.

“Përpos profileve të rreme, në pagesa me profile reale kundër meje, është edhe pagesa nga krerët e PDK-së me aktivistët jashtë Drenasit në përkrahje të kandidatit, si dhe vet kandidati me dhjetëra profile tjera reale.

Në këtë ambient, me gjithë këto shpifje, qëllimi final është devijimi i vullnetit qytetar për ditën kur keqbërësit e bedelët do të marrin dënimin e merituar, më 12 tetor. Ky lloj organizimi me shpifje, ka emër” shkroi ndër tjera Lladrovci, transmeton Demantim News.

Latest from Blog

Go toTop