Mërgimtarët vazhdojnë të jenë shpëtimtarë të ekonomisë së Kosovës.
Vetëm në vitin që lamë pas, remitencat arritën shifrën prej 1 miliard e 355 milionë eurosh, sipas raportit të ASK-së.
Sipas Dibran Gashit, diaspora në një farë forme janë pjesë e Kosovës dhe qytetarët të vendit.
“Ata vijnë në vendin e vet, që e konsiderojnë si vendlindje dhe në formë direkte dhe indirekte ata ndihmojnë në të hyrat”, u shpreh Gashi.
Nga ana tjetër, Sali Rexhaj, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, thotë se gjysmën e jetës së tij ai ka ndihmuar familjen e vet në Kosovë.