October 15, 2025
1 min read

Balla: në Tiranë do të ngrihen mijëra zëra për drejtësi për çlirimtarët

Deputeti shqiptar nga radhët e Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dalë në përkrahje të protestës së 17 tetorit në Tiranë  e cila zhvillohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se në këtë protestë do të bashkohen mijëra zemra, duke filluar nga Kosova e në çdo cep të trojeve shqiptare.

“Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare – mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARË . LIRIA KA EMËR”, shkruan ai në Facebook.

Protesta zhvillohet, të premten në sheshin “Skënderbej”, me fillim nga ora 17:00.

Pjesëmarrës në të do të jetë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Latest from Blog

Go toTop