October 22, 2025
1 min read

Në hapësirën e destinuar për ashensor bie 77 vjeçari, ndërron jetë

Një person në Fushë Kosovë ka humbur jetën, pasi që ka rënë nga lartësia në hapësiren ku ishte paraparë të vendosej ashensori, pasi që ndërtesa ishte në ndërtim e sipër.

Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra ka thënë për “Indeksonline” se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e  ngjarjes dhe kanë tërhequr trupin nga puseta, ku kishte rënë personi.

 “Ne 13:47 minuta  keni pranuar një informatë dhe ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes. Një person ka rënë nga lartësia në një pusetë. Ai ishte  vend i paraparë për ashensor, pasi që ndërtesa është në ndertim e sipër dhe ashensori ende nuk është vendosur.  Zjarrfikësit e kanë tërhequr personin nga thellësia ku ka rënë“, tha ai.

Rasti është konfirmuar dhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësja e policisë së Kosovës Flora Ahmeti ka thënë se viktima është një 77 vjeçar dhe se rasti është duke u hetuar nga njësitët kompetente.

“Sot në stacionin policor të Fushë- Kosovës, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në rrugën Agron Rrahmani në Uglarë, ku ka humbur jetën viktima mashkull, 77 vjeç. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti.

Latest from Blog

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me
Go toTop