October 28, 2025
1 min read

Përleshje me armë e incidente familjare në Dukagjin 

Tre persona janë arrestuar dje në Deçan pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë fjalosur mes vete.

Policia bëri të ditur se si pasojë, njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me karikator dhe dy fishekë, raportoi gazetari korrespondent Valdrin Daci në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Poashtu një grabitje që kishte ndodhur më 8 gusht 2025 në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë është zbardhur pas hetimeve disa mujore.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, rreth orës 06:20 të mëngjesit së të hënës, një qytetar ishte sulmuar nga tre persona të panjohur, të cilët i shkaktuan lëndime trupore dhe i grabitën telefonin celular, duke u larguar më pas në drejtim të panjohur.

Por,ditën e djeshme hetuesit rajonalë arritën të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar për këtë rast.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale. Me urdhër të prokurorit të Shtetit, ata janë liruar në procedurë të rregullt. 

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop