October 29, 2025
1 min read

Florjan Tabaku ende i zhdukur, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

Florjan Tabaku nga Shqipëria, i cili u raportua i zhdukur nga familja më 21 tetor, nuk është gjetur ende.

Sipas familjarëve, personi i zhdukur gjatë mbledhjes së gështenjave në zonën kufitare “Qafë Morinë-Gjakovë” ka humbur kontaktin me familjarët dhe nuk është gjetur më. Në momentin e largimit ai ishte i veshur me: pantallona të zi,bluzë të kuqe dhe atlete të bardha.

Me qëllim gjetjen e tij sa më të shpejtë, Policia në Gjakovë po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave.

Nëse dikush ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Florjan Tabakut (personi në fotografi), të lajmërohet menjëherë në numrin e telefonit 192 (pa pagesë) ose në stacionin më të afërt policor.

Theksohet se që nga dita e raportimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë e mbështetur edhe nga njësi të specializuara të PK-së, FSK dhe organizatat vullnetare për kërkim dhe shpëtim, ka ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore për gjetjen e tij, mirëpo deri më tani nuk është arritur të lokalizohet.

Latest from Blog

Go toTop