October 8, 2025
1 min read

A do bie borë këto ditë? Na tregon meteorologu

Meteorologu Mendim Rugova ka thënë se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta shiu.

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka theksuar se nuk pritet të ketë reshje bore këtë javë si javën e kaluar.

“Këtë herë nuk ka bërë, por megjithatë i kemi pasur temperaturat e ulëta ditëve të para të javës, edhe sot po mbesin temperaturat e ulëta nga 10 deri në 14 gradë Celsius.”

“Vranësirat dominojnë mbi vend, por gjatë ditës pritet të ketë edhe reshje të dobëta shiu. Nga dita e enjte pritet një mot më stabil”, ka thënë Rugova.

Latest from Blog

Banorët nisin përgatitjet për Prime

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë nisur përgatitjet për PRIME. Në hapësirat e BBVK-së kanë arritur make-up artisët të cilët po përkujdesen që vajzat dhe djemtë të shkëlqejnë sonte.
Go toTop