March 17, 2026
1 min read

“A do kandidosh për kryetar të PD-së”, përgjigjet Berisha

Gjatë një konference për media, kryetari i PD-së Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse do të rikandidojë si kryetar i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 majit.

“Kush të tha që jo? Po si e bën këtë pyetje! Kaq përgjigjja”-ishte replika e Berishës, raporton Euronewsalbania.

I pyetur nëse rikandidimi bie ndesh me statutin e PD-së, Berisha dha këtë përgjigje:

“Neni flet për zgjedhje, jo për fazë elektorale. Nëse ka një realitet, janë zgjedhjet ishin farsë elektorale. Kur zgjedhjet janë normale, është detyra e drejtuesit për dorëheqje”-u shpreh Berisha.

Latest from Blog

Go toTop