January 12, 2026
1 min read

A do të jetë ministër në qeverinë “Kurti 3”? Flet Rashiq

Nenad Rashiq ende nuk e di nëse do të jetë pjesë e kabinetit të propozuar nga Albin Kurti në qeverinë “Kurti 3”.

Rashiq ka thënë se deri tani nuk ka pasur asnjë takim apo bisedë me Kurtin lidhur me këtë çështje.

“Ende nuk e di a do të jem ministër, ende nuk kemi pasur ndonjë bisedë me mandatarin për formimin e qeverisë deri në këtë moment”, ka thënë ai.

Sikurse në propozimet e mëparshme të Kurtit, por edhe të Konjufcës, Rashiq kishte qenë i propozuar për ministër të Komuniteteve dhe Kthimit.

Megjithatë, nëse do të jetë sërish i propozuar për këtë ministri, Rashiq ka dhënë një përgjigje interesante.

“Po përgjigjem pak me humor, nëse ndodh atëherë kjo është e treta e vërteta, është e mundur që të jem i propozuar”, është shprehur ai për Indeksonline.

Theksojmë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Rashiq arriti të siguronte 3,851 vota.

Latest from Blog

Go toTop