October 24, 2025
1 min read

A do të ketë qeveri të dielën? Osmani: Në qoftë se jo, zgjedhjet janë e vetmja alternativë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se ende nuk dihet se a do të ketë seancë të dielën për krijimin e qeverisë ashtu siç u raportua gjatë ditës së sotme. Presidentja, theksoi se kjo seancë ftohet vetëm nëse krijohen nga Albin Kurti, 61 votat e nevojshme për qeveri.

Osmani u deklarua edhe për çështjen e marrëveshjeve politike, duke thënë se një gjë e tillë mund të arrihet ‘’në momentet e fundit’’, dhe se, ‘’rrjedhat politike në Kosovë nganjëherë janë të paparashikueshme’’.

‘’Tani nuk dihet në qoftë se të dielën do të ketë seancë të kuvendit apo jo, sepse seanca e Kuvendit ftohet vetëm në qoftë se krijohen 61 votat e nevojshme nga i mandatuari për kryeministër zoti Kurti, në qoftë se kjo do të ndodh apo jo është tërësisht në duart e partive politike  dhe për momentin nuk mund të parashikoj edhe pse e diela është shumë afër, por siç e dini rrjedhat politike në Kosovë nganjëherë janë të paparashikueshme pra brenda orës mund të ketë zhvillime, mund të ketë marrëveshje në momentet e fundit. Janë gjëra që nuk mund t’i parashikoj.

Tutje, Osmani në intervistën dhënë për DW, ka theksuar se ajo do të ftojë të gjitha partitë politike për të parë nëse e kanë shumicën për të krijuar qeverinë, nëse kjo e fundit s’votohet të dielën.

Ajo po ashtu ka deklaruar se zgjedhjet janë alternativa e vetme në rast të mos formimit të qeverisë.

‘‘Në qoftë se ka marrëveshje mund të mbahet seanca, mund të ketë qeveri. Në qoftë se se s’ka marrëveshje, atëherë si presidente e vendit do t’i ftoj të gjitha partitë politike në qoftë se ka mundësi se dikush ta krijojë shumicën, sepse mendoj se është përsëri herët të flasim për zgjedhje të jashtëzakonshme, por ajo është një alternativë në qoftë se nuk krijohet shumica, në fakt mbetet e vetmja alternativë sipas Kushtetutës.’’, ka deklaruar ajo.

Latest from Blog

Go toTop