October 10, 2025
1 min read

A e dini që nëse thua PO shpesh, e dëmton shëndetin

Përpjekja e vazhdueshme për të kënaqur të tjerët duke thënë “po” kur në fakt dëshiron të thuash “jo”, mund të ketë pasojë të fshehura, por të vërteta, për shëndetin mendor dhe fizik.

Kjo sjellje, mund të bëhet burim i një stresi të vazhdueshëm dhe i një shtypjeje emocionale që grumbullohet me kohën. Çdo herë që i mohon vetes nevojat, dëshirat apo ndjenjat, trupi yt e përjeton si një formë tensioni të brendshëm.

Studiuesit kanë zbuluar se stresi kronik i këtij lloji ndikon negativisht në sistemin imunitar, duke rritur rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve autoimune, ku trupi fillon të sulmojë vetveten, si një pasqyrim i konfliktit të brendshëm të pazgjidhur.

Për më tepër, shtypja emocionale lidhet ngushtë me simptoma të ankthit, depresionit, lodhjes kronike dhe problemeve me gjumin. Trupi dhe mendja janë të lidhur ngushtë, dhe kur njëra vuan, tjetra e ndjen.

Prandaj është thelbësore të mësosh të vendosësh kufij të shëndetshëm, pra të thuash “jo” pa ndjerë faj, të shprehësh emocionet pa frikë dhe të kujdesesh për veten njësoj siç kujdesesh për të tjerët.

Kujdesi për veten nuk është egoizëm, por është forma më e thellë e dashurisë dhe respektit që mund t’i japësh vetes. Vetëm kur je i mirë me veten, mund të jesh vërtet i pranishëm për të tjerët.

Latest from Blog

Go toTop