ë enjten në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova e ftuar është Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alternativës.
Në pjesën e intervistës kryesore do të flitet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga minoriteti serb, vendim ky të cilin koalicioni fitues është shprehur se nuk do ta pranojë.
Gjithashtu, me Kusari-Lilën do të flitet edhe për certifikimin e rezultateve nga komisioni Qendror Zgjedhor, formimin e institucioneve të reja, si dhe për zgjidhjen e çështjes së presidentit.
- A do ta pranojë koalicioni fitues vendimin e Kushtetueses?
- A e ka koalicioni fitues një emër për president?
- A do ta zgjidhë VV-ja çështjen e presidentit pa marrëveshje politike?
- Cilat janë gjasat për zgjerim të koalicionit, pikërisht edhe për t’i grumbulluar votat për presidentin?
- A mund të ketë sërish zgjedhje të reja?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.