Magjia e zezë është rikthyer në qendër të vëmendjes, pas disa veprimeve të çuditshme të banores së edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Bias.
Por a janë të vërteta “sehiret”? Për këtë temë, ka diskutuar mjeku popullor, Gazmend Male.
Ai thotë se shejtani apo ndryshe i njohur si djall, është armiku i njeriut dhe i Zotit.
“Shejtani është armik i njerëzimit, armik i Zotit, mashtroi Ademin dhe e bëri të hajë mollën që ne meshkujt kemi ezofagun. Si mundet ai shejtani ta mashtrojë Ademin? Është shumë e thjesht, duke qenë një herë një engjëll, ai e di kodimin e njeriut, pra ADN-në. Duke ditur kodin, ai hyn në trurin e njeriut, këtu fillon shkenca, këtu thuret energjia. Ata të mallkuar nuk i luten Zotit, sepse Allahu nuk e pranon magjinë”, tha ai në emisionin “Kosova Today”.
Ndërkohë, ai shton se në momentin që një njeri kryen rituale të shtyrë nga nervat, inatet e xhelozia, djalli i hyn në tru.
“Në momentin që ai e din kodin, ai hyn në aurën tënde, dhe njerëzit nga e nervat, inatet, nga xhelozia bëjnë ritual, nga ana e shkencës kjo pranohet. Në botë kjo shpjegohet se aktivizohen anët negative. Tash, truri ynë është tru energjetik, ai x person që bën ritual e prish aurën. Ti kur ke njerëz që të shikon me inat, të prishet dita. Në momentin që ai person bën ritual, ai hyn në trupin tënd, dhe të prish aurën”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, njohësja e këtyre çështjeve, Pranvera Xhafa tha se jo çdo njeri ka “kod” të njëjtë, dhe jo tek çdo person mund të veprojë njëjtë djalli.
Derisa sipas gazetares Edlira Qefalia-Zeka, magjia e zezë është shpikur nga injoranca në kërkim të një shpëtimi.