February 4, 2026
1 min read

A pritet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga?

Deklaratat përfundimtare në gjyqit ndaj Thaçit dhe të të tjerëve do të fillojnë më 9 shkurt.

Atë ditë do të paraqitet deklarata përmbyllëse e Prokurorisë, e cila do të vazhdojë edhe më 10 shkurt, së bashku me deklaratën e Mbrojtjes së Viktimave.

Më 11 shkurt, është planifikuar deklarata përmbyllëse e Mbrojtjes së Thaçit dhe Veselit, ndërsa ajo e Veselit do të vazhdojë edhe më 12 shkurt.

Ndërkohë, juristja Dorentina Meha është shprehur skeptike lidhur me vendimin final që mund të marrë Specialja për ish-krerët e UÇK-së.

“Unë shpresoj që të ketë pak drejtësi ndërkombëtare dhe të lirohen, sepse nuk ka prova për përgjegjësi komanduese, por edhe kam dyshimet e mia”, u shpreh Meha.

Nga ana tjetër, aktivistja Elena Uka tha se nuk beson aspak në drejtësinë e Gjykatës Speciale.

Latest from Blog

Parashikimi i motit për të premten

Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe gjatë ditës me vranësira të pakta, kryesisht rreth viseve malore. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 5-23 km/h. Temperaturat
Go toTop