November 13, 2025
1 min read

AAK mbledh sot kryesinë, në rend dite qeveria dhe zhvillime tjera politike

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të mblidhet sot në ora 17:00.

Burime brenda kësaj partie bëjnë të ditur se temë e diskutimit do të jenë zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë përgatitja për zgjedhjet e reja parlamentare në rast se ato do të mbahen.

Kjo mbledh vjen pak ditë para se të kalojë afati i mandatarit Glauk Konjufca, për formimin e ekzekutivit të ri.

Po ashtu, temë do të jetë edhe rezultati në zgjedhjet lokale, ku AAK ka arritur që ta konfirmoj fuqinë politike në pesë komuna: Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Deçan dhe Klinë.

Subjekti i drejtuar nga Ramush Haradinaj, do të ketë pushtet edhe në mbi 10 komuna të tjera dhe do të jetë i përfaqësuar në Kuvende Komunale nga 98 asamblistë.

Latest from Blog

Banorët nisin përgatitjet për Prime

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë nisur përgatitjet për PRIME. Në hapësirat e BBVK-së kanë arritur make-up artisët të cilët po përkujdesen që vajzat dhe djemtë të shkëlqejnë sonte.
Go toTop