November 10, 2025
1 min read

Abdixhiku e LDK nuk ia pranuan dorëheqjen, reagon Xhafer Gashi

Pas kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, edhe Kryesia e Degës së LDK-së në Obiliq nuk e ka pranuar dorëheqjen e Xhafer Gashit nga pozita e kryetarit.

Pas këtij refuzimi, ka ardhur reagimi nga Xhafer Gashi.

Ai falënderoi anëtarët për besimin dhe mbështetjen dhe tha se do të vazhdojë të punojë për misionin e përbashkët të partisë, duke theksuar unitet, dinjitet dhe përkushtim.

“Ju njoftoj se Kryesia e Degës së LDK-së në Obiliq nuk e ka pranuar dorëheqjen time nga pozita e Kryetarit të Degës, duke shprehur njëzëri besimin dhe vlerësimin për punën dhe angazhimin tim ndër vite”, ka shkruar Gashi. /

Latest from Blog

Go toTop