November 24, 2025
1 min read

Abdixhiku: Lista e LDK-së do të jetë e hapur për parti – përfshirë Limajn me deputetë të vetë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është nominuar sërish si kandidat për kryeministër të Kosovës. Nominimi u bë gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë, pas së cilës Abdixhiku u deklarua përmes një konference për media.

Ai njoftoi se LDK-ja do të garojë e vetme në zgjedhje, por brenda listës së saj do të zhvillohen diskutime të mëtejshme.

Abdixhiku ndër të tjera deklaroi se LDK-ja do të kujdeset që një pjesë të listës së vetë ta hapë edhe për partitë e tjera, përfshirë edhe Fatmir Limajn me deputetë të vetë.

“LDK-ja do të kujdeset që një pjesë të listës së vet ta hapë edhe për partitë të tjera,përfshirë edhe Limajn me deputetë të vet, për këtë çështje do të zhvillojmë bisedime, pra kemi gatishmëri. Siç kemi gatishmëri për demokristianët, partinë e drejtësisë, aleancën e Pacollit, ne jemi të hapur edhe për parti dhe individë. Edhe individë që duan të garojnë në listën e LDK-së duke ngritur partinë, ta ngritin një alternativë kundrejt popullizmit me të cilin po përballemi të gjithë”, u shpreh Abdixhiku.

Latest from Blog

Banorët nisin përgatitjet për Prime

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë nisur përgatitjet për PRIME. Në hapësirat e BBVK-së kanë arritur make-up artisët të cilët po përkujdesen që vajzat dhe djemtë të shkëlqejnë sonte.
Go toTop