April 16, 2026
1 min read

Abdixhiku në Dragash: LDK drejt “bashkimit” dhe një alternative të re politike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka kaluar paraditen në qytetin e Dragashit, ku është takuar me veprimtarë të partisë dhe mbështetës.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se takimet janë zhvilluar në kuadër të diskutimeve për “bashkimin e së djathtës” brenda LDK-së, të cilin e ka cilësuar si domosdoshmëri të kohës, raporton Klankosova.tv

“Për kafe në Dragash. Për të bashkëbiseduar me veprimtarët e pafjale por punëtorë të medhenj, për bashkimin e së djathtës në LDK si domosdoshmëri e kohës. Është një mundësi që s’kapërcehet, në një moment kritik për vendin; nuk do ta shpërdorojmë – bashkimi do të ndodhë!”

“Dhe në këtë bashkim, duhet të ndërtojmë një alternativë serioze për vendin, për qytetarët. Për ata që presin. Në këtë alternativë duhet të jemi në hap me kohën, ashtu siç e kërkon prej kohësh vetë qytetari ynë. Këtu merr fund politika e funksionarëve që gjithë angazhimin e tyre politik e shohin vetëm për veten, te pyetja “ku jam unë?”, e jo te pyetja thelbësore “çfarë përfaqësoj unë për popullin?”. Kjo alternativë do të bëhet. Sepse LDK është vlerë e besim; jo pozitë e përfitim”, shkroi kreu i LDK-së.

Latest from Blog

LDK hap dyert: A po vjen rikthimi i Vjosa Osmanit?

Mundësia e rikthimit të ish-presidentes Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës është diskutuar në emisionin “Kosova Today”, pas deklaratave të sekretarit organizativ të LDK-së, Visar Azemi, i cili la të hapur

Suspendohen një rreshter dhe toger i policisë

Inspektorati Policor i Kosovës, përmes Departamentit të Hetimeve, ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës në dy raste të ndara, të cilat dyshohen për kryerje të veprave penale gjatë
Go toTop