October 10, 2025
1 min read

Abdixhiku: VV ka thënë që i ka numrat, le ta shohim tash a i ka

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Nenad Rashiqit si nënkryetar.

Ai theksoi se për një pozitë kaq të parëndësishme nuk është dashur të humben 35 ditë.

“Për një pozitë kaq të parëndësishme me u vonu, nuk është dashur as një ditë, e jo 35 ditë. Jemi brenda afatit kushtetues dhe ecim tutje. Partia e parë ka thënë gjithmonë që i ka numrat,  le ta shohim tash a i ka vërtet”, u shpreh Abdixhiku para mediave.

Latest from Blog

Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri

Ish-banorja e BBVK-së, Fjolla Morina ka gëzuar fansat e saj me lajmin e ri. Këngëtarja ka bërë të ditur se së shpejti do të sjellë projekte të reja muzikore. “Jam duke punuar
Go toTop