Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka reaguar në vazhdimësi gjatë fjalimit të deputetit të PDK-së, Përparim Gruda në seancën e buxhetit.
“Po bën propagandë politike”, ishin në mesin e fjalëve që tha Bahtiri.
Nga aja tjetër, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka shpjeguar pse partia e tij nuk ka marrë pjesë në seancën e thirrur për buxhetin 2026.
Së pari, ai tha se ka pikëpyetje nëse kryetari Dimal Basha e di nëse kjo seancë ka kuorum për t’u mbajtur.
“Kjo seancë do të mbahet mend për seancë të paligjshme dhe të pakushtueshme. Asnjë Kuvend nuk mund të mbajë seancë pa pasur Qeverinë”, tha mes tjerash ai.
Megjithatë gjatë fjalimit të tij, Gruda u përballë me përplasje dhe pengesë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.