October 29, 2025
1 min read

AGK: Fushata e Faton Pecit ndaj TV Dukagjinit është e papranueshme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka thënë se Faton Peci, kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut, ka bërë fushatë të rëndë intimiduese ndaj televizionit TV Dukagjini.

AGK, në reagimin e saj, thekson se Peci ka vazhduar “sulmet e ulëta dhe të papranueshme” kundër TV Dukagjinit, nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale.

“Duke iu kthyer Exit-Poll-it të 12 tetorit, Peci e ka quajtur, mes tjerash, TV Dukagjinin si ‘qendra operative e ndërmarrjes kriminale’”.

“AGK-ja e konsideron komunikimin e Pecit si thellësisht të papërgjegjshëm, dhe akuzë me potencial shumë të rrezikshëm. Është e papranueshme që një politikan si zoti Peci të japë kualifikime kaq të rënda për një media, në kuadër të betejës politike të tij dhe të partisë që përfaqëson”, thuhet në reagim.

AGK-ja kërkon nga Peci dhe Vetëvendosje që urgjentisht të tërheqin akuzat publike ndaj televizionit dhe gazetarëve, pasi sipas këtij mekanizmi, këto deklarata shërbejnë si nxitje për sulme të vazhdueshme ndaj tyre.

“Ambienti i mediave për të bërë punën e tyre është vështirësuar shumë për shkak të retorikës së papranueshme si kjo e zotit Peci”, theksohet nga AGK.

Sipas AGK-së, mediat duhet të lihen të lira të raportojnë në të gjitha fazat e procesit zgjedhor. 

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop