November 12, 2025
1 min read

AGK: Gjuhë e papranueshme dhe e padinjitetshme e Donika Gërvallës ndaj T7 dhe Leonard Kërqukut

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka cilësuar si të papranueshme dhe të padinjitetshme gjuhën e përdorur nga zëvendëskryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla, ndaj Televizionit 7 dhe gazetarit Leonard Kërquki.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e vlerëson si të papranueshëm dhe të padinjitetshëm për postin që mban, sulmin me gjuhë të ulët të zëvendëskryeministres në detyrë, Donika Gërvalla, ndaj Televizionit 7 dhe gazetarit Leonard Kërquki, autor i emisionit Pressing”.

AGK-ja përmes një reagimi ka dënuar ashpër “një fjalor të tillë nga një zyrtare e lartë e shtetit, që synon të minojë punën e televizionit dhe gazetarit, në një medium ku ajo vetë ka dhënë intervistë”.

Ky asociacion njëherësh i ka ftuar zyrtarët e Qeverisë në detyrë dhe përfaqësuesit e partisë shumicë të mandatit të kaluar që të tregohen të përmbajtur në reagimet e tyre publike, duke mos vazhduar me sulme frontale ndaj mediave.

“AGK-ja dënon çdo formë dhune dhe mungesë tolerance që manifestohet në transmetimet e drejtpërdrejta të debateve politike”, thuhet në reagim.

Latest from Blog

Banorët nisin përgatitjet për Prime

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë nisur përgatitjet për PRIME. Në hapësirat e BBVK-së kanë arritur make-up artisët të cilët po përkujdesen që vajzat dhe djemtë të shkëlqejnë sonte.
Go toTop