Agron Qalaj është emëruar ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit.
Emërimi i tij erdhi në mbledhjen e Këshillit Prokurorial, pas shkarkimit të Besim Kelmendit nga kjo pozitë.
“Meqenëse duhet të bëhet zëvendësimi i tij, unë kam një propozim tjetër. Unë propozoj që u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit të emërohet Agron Qalaj i cili për momentin është zëvendës prokuror”, tha kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.
