September 25, 2025
1 min read

Ajeti dhe deputeti gjerman flasin për fuqizimin e diplomacisë parlamentare në Kosovë

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është takuar sot me deputetin e Bundestagut gjerman, Johannes Volkmann, për të cilin tha se është një mik i kosovarëve.

Në një postim në Facebook, Ajeti theksoi se Volkmann, si një nga deputetët më të rinj të Bundestagut, do të jetë një zë i rëndësishëm për Kosovën në tempullin e demokracisë gjermane.

“Fjalimi i tij i parë në Bundestag, më 27 qershor, në mbështetje të Kosovës është dëshmi e qartë e përkushtimit dhe përkrahjes së fuqishme që ai do ta ketë ndaj vendit tonë. Ai fjalim padyshim se e ka zbukuruar mozaikun historik të marrëdhënieve tona bilaterale.”

“E kur jemi tek historia jonë e përbashkët, me kënaqësi ia rikujtova dhe e falënderova që ishte pikërisht gjyshi i tij, Kancelari Helmut Kohl, ai që mundësoi që atëbotë Qeveria në ekzil e Kosovës të veprojë në territorin gjerman,” ka thënë Ajeti.

Ambasadori shtoi se gjatë takimit biseduan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, fuqizimin e diplomacisë parlamentare dhe rrugën transatlantike të Kosovës.

Latest from Blog

Gratë nervozohen më shpejt se burrat

Ndryshimet në mënyrën se si gratë dhe burrat reagojnë ndaj stresit janë të shumta, dhe ato kanë bazë në aspekte biologjike, psikologjike dhe sociale. Një nga faktorët kryesorë është estrogjeni, hormon që
Go toTop