August 10, 2026
1 min read

Ajeti paralajmëron për kërcënimet hibride: Duhet forcuar qëndrueshmëria e Kosovës

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, ka mbajtur një prezantim në kuadër të Konferencës së IX-të të Ambasadorëve, ku ka trajtuar zhvillimet dhe sfidat aktuale të sigurisë.

Prezantimi i Ajetit u zhvillua në sesionin e parë të konferencës, me temën “Siguria, Qëndrueshmëria dhe Kërcënimet Hibride”.

Gjatë diskutimit, vëmendje e veçantë iu kushtua formave të kërcënimeve hibride dhe sfidave që ato paraqesin, si dhe nevojës për forcimin e qëndrueshmërisë institucionale dhe shoqërore për përballimin e tyre.

Konferenca e IX-të e Ambasadorëve ka mbledhur përfaqësues të institucioneve dhe diplomatë të Kosovës për të diskutuar çështje që lidhen me sigurinë, zhvillimet ndërkombëtare dhe politikën e jashtme të vendit.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop