February 20, 2026
1 min read

Akil Gjakova lirohet nga akuzat për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurit xhudistit Akil Gjakova për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ky vendim erdhi pas shqyrtimit gjyqësor, teksa institucioni e liroi nga aktakuza të pandehurin Gjakova.

Gjykata njofton se e dëmtuara S.M. udhëzohet që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në procedurë kontestimore civile.

“Arsyetimin e këtij aktgjykimi palët do ta pranojnë me aktgjykimin e shkruar, ndërsa kundër tij kanë të drejtë ankese brenda afatit ligjor prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit, duke e drejtuar ankesën Gjykatës së Apelit përmes kësaj gjykate”, njofton Gykata.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop