Pak ditë para mbajtjes së balotazhit për zgjedhjet lokale në Prishtinë, Aleanca Kosova e Re (AKR) ka deklaruar publikisht mbështetjen për kandidatin e LDK-së, Përparim Rama.
Mbështetja është konfirmuar nga anëtarja e AKR-së, Myzejene Selmani, e cila tha se vendimi është marrë me miratimin e kryetarit të partisë, Behgjet Pacolli.
“Ne jemi në mbështetje të Përparim Ramës, dhe këtë sigurisht e kemi bërë me aprovimin e kryetarit Behgjet Pacollit”, deklaroi Selmani
Lidhur me këtë mbështje ka reaguar edhe vet Rama.
“Bashkë kemi fillu, bashkë kemi me finalizu transformimin n’Kryeqytet!”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.