Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Gremnik të Klinës, ku një fermer rreth 43-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti me traktor.
Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se ka humbur kontrollin mbi traktorin gjatë lëvizjes në një pjesë të pjerrët të rrugës, duke u rrokullisur dhe duke pësuar lëndime të rënda.
Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmë, 43-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet kompetente, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.
Rasti po trajtohet nga autoritetet përkatëse, /Demantim News/.