January 2, 2026
1 min read

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë -Shkodër, dy të vdekur

Dy persona kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër të Shqipërisë.

Raportohet edhe për katër të lënduar në këtë aksident.

Për nxjerrjen e trupave nga mjetet kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa më pas viktimat janë transportuar nga ambulancat.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.  

Latest from Blog

Go toTop