Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë–Pejë, në fshatin Kijevë të Malishevës, transmeton IndeksOnline.
Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor i ngarkuar me miell.
Si pasojë e përplasjes, shoferi i traktorit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor.
Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor ka qenë i bllokuar për një kohë, derisa njësitet e Policisë së Kosovës kanë kryer procedurat e nevojshme dhe kanë larguar automjetet nga vendi i ngjarjes, duke normalizuar trafikun.
Shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar nga policia e trafikut.
IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për rastin.