August 11, 2026
1 min read

Aksident mes dy veturave në Velani, dyshohet për të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin e Velanisë, ku dy vetura janë përplasur mes vete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore, të cilat po u ofrojnë ndihmë personave të lënduar nga aksidenti.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me numrin dhe gjendjen e të lënduarve.

Shkaqet dhe rrethanat që çuan deri te aksidenti mbeten ende të paqarta.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop