Nëntë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Korenicë të Gjakovës.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 dhe në të janë përfshirë dy automjete.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit.
Rasti po hetohet nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.