August 13, 2026
1 min read

Aksident në Gllarevë: Përplasen dy vetura me një kamion, nuk raportohet për të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës, ku janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 10:35, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një kamion, përpos dëmeve materiale fatmirësisht nuk kemi persona të lënduar”, ka deklaruar Rugova.

Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Latest from Blog

Go toTop