Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Fushë-Kosovë, ku dy vetura janë përplasur mes vete.
Aksidenti ka ndodhur në rrethrrotullimin në rrugën “Nëna Terezë”, një prej segmenteve më të frekuentuara në këtë zonë.
Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar.
Për shkak të aksidentit dhe frekuentimit të madh të kësaj rruge, janë krijuar kolona disa-minutëshe dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
/Demantim News/