Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në fshatin Topliqan të Lipjanit, ku janë përfshirë dy vetura.
Si pasojë e përplasjes, njëra prej veturave ka përfunduar jashtë rrugës, në kanal, ndërsa raportohet se disa persona kanë pësuar lëndime.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për lëndime të lehta, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me gjendjen e personave të përfshirë në aksident.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me rastin dhe me sqarimin e rrethanave që çuan deri te aksidenti.
/Demantim News/