November 7, 2025
1 min read

Aksidenti me fatalitet në Prizren, Inspektorati thotë se Polici që e shkaktoi është arrestuar, nuk e përshtati shpejtësinë

Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar se polici i cili është i dyshuar për aksidentin e sotëm me fatalitet në Prizren, është arrestuar. IPK ka bërë të ditur se zyrtari policor ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe me veturë private, me të cilën edhe e ka shkaktuar aksidentin me pasoja fatale duke goditur një këmbësor.

Tutje, nga IPK shtohet se në vendngjarje kanë dalë hetuesit e IPK-së, njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren.

‘’Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se drejtuesi i veturës nuk ka përshtatur shpejtësinë e drejtimit të mjetit me kushtet e rrugës duke shkaktuar aksidentin’’, thuhet në njoftimin e IPK’së.

Komunikata:

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për aksidentin me pasoja fatale në Prizren

Prizren, 7 nëntor 2025

Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku ku ishte përshirë një zyrtar policor —  jashtë detyrës zyrtare.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren ku një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare duke qarkulluar me veturën private ka shkaktuar aksident trafiku me pasoja fatale duke goditur një këmbësor  i cili fatkeqësisht ka humbur jetën. 

Në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit e IPK-së, njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se drejtuesi i veturës nuk ka përshtatur shpejtësinë e drejtimit të mjetit me kushtet e rrugës duke shkaktuar aksidentin.

Lidhur me këtë rast është iniciuar rast penal lidhur me veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, kurse i dyshuari (zyrtari policor) është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop