February 23, 2026
1 min read

Aksion i madh policor në Vlorë, sekuestrohen rreth 57 kilogramë kanabis

Policia në Vlorë ka finalizuar operacionin e koduar “Brotherhood”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjatë këtij operacioni policor, Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se janë sekuestruar rreth 57 kgilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri automatike.

Bazuar në njoftimin zyrtar, janë arrestuar në flagrancë edhe dy të dyshuar: -F. M., 41 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, Vlorë; -L. L., 40 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërkaq hetimet po vijojnë për zbulimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Latest from Blog

Shtyhet funerali shtetëror për Khamenein

Funerali shtetëror për Liderin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është shtyrë sipas raportimeve në median shtetërore iraniane. Ky funeral tre-ditor ishte planifikuar të fillonte gjatë ditës së sotme, me fotografitë në
Go toTop