January 28, 2026
1 min read

Aksion i Prokurorisë në Malishevë për “dallaveret” me vota

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po zhvillon një aksion në Malishevë sa i përket manipulimit me vota në këtë komunë.

Zëdhënësi i prokurorisë, Drin Domi konfirmoi se operacioni është ndërmarrë nën dyshimet për falsifikim të rezultateve të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ndërkohë, komisionerët janë duke u intervistuar në Gjakovë.

Ky aksion po udhëhiqet nga Drejtoria Rajonale në Gjakovë.

Latest from Blog

Go toTop