August 15, 2026
1 min read

Aksion ndërkombëtar kundër drogës, arrestohet një kosovar në Selanik – sekuestrohen 324 kg kanabis

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar në Selanik të Greqisë, nën dyshimin për trafikim me narkotikë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një shtetas i Republikës së Kosovës, me inicialet A.G.

Operacioni është realizuar pas një hetimi disamujor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Gjatë operacionit, autoritetet greke kanë gjetur dhe sekuestruar 324 kilogramë substancë narkotike të llojit kanabis.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë kontribuar në këtë proces përmes veprimeve hetimore dhe shkëmbimit të informacioneve me autoritetet partnere.

PSRK ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Latest from Blog

Go toTop